Categories Showbiz

Marsela Çibukaj: Ju tregoj se si humba 40 kilogramë në një vit

Këngëtarja Marsela Çibukaj ka rrëfyer në një interviste për Living, sesi humbi 40 kg për një vit, duke shtuar se është kthyer në një dietologe të vetes.

Sot me 40 kg më pak, për një periudhë 1 vjeçare, mbas një suksesi të padiskutueshëm, ajo pohon: “Tashmë jam shndërruar në dietologe dhe njerëzit më pyesin më shumë si jam dobësuar sesa si është kënga ?”.

Marsela më rrëfen që edhe dietologia, por dhe mësuesja e saj e kantos në Itali, vazhdimisht e kanë këshilluar të humbasë peshë, sepse është e vërtetë që historia e muzikës ka pasur Pavarottin, por është dhe e vërtetë që ka dhe Celine Dion.

Prandaj, për të ndihmuar fizikisht veten, ajo ka zgjedhur sportin dhe korrektësinë në të ngrënë, duke favorizuar më shumë konsumin e frutave, perimeve, proteinave.

Ushqimi mbas orës 7 të darkës, konsumi i ëmbëlsirave, alkoolit apo pijeve me gaz janë rutina të tjera nga të cilat ajo ka hequr dorë. Synimi i Marselës ishte dhe është, një regjim sa më i shëndetshëm, duke favorizuar frutat e stinës, ushqimin në shtëpi dhe jo atë të përgatitur apo konservuar. Kështu me shumë vullnet, pak nga pak, erdhën dhe rezultatet e para.

Marsela thotë që qëllimi nuk ka qenë dukja e jashtme, sepse publiku e ka vlerësuar dhe dashur dhe me kilet e tepërta. Sipas renditjes të bërë nga vetë ajo, tre janë arsyet për këtë ndryshim rrënjësor, e para vetëbesimi, sepse një regjim i shëndetshëm e indukton këtë ndjenjë, më pas riaktivizimi fizik, qe me mbipeshën ishte zhdukur, dhe se treti një përformancë më e mirë dhe praktike në skenë.

Tashmë ajo ka arritur një ekuilibër, një peshë ideale, që i përshtatet fizikut dhe fiziologjisë që ka. Humbja e kileve të tepërta e bën të ndihet mirë dhe të shijojë këtë arritje, këto ndjesi apo lehtësi që të rrethojnë, dhe që vetëm sadisfaksioni i arritjes së figurës që dëshiron, arrin të të dhurojë.

Ajo më pohon ( dhe kushdo që ka vuajtur më kilet e tepërta mundet të kuptojë) që e zë gjumi me qetësi nëse nuk ka abuzuar me çokollata në orën katër të mëngjesit apo me diçka të skuqur.

Janë mjekët italianë, më saktë nutricionisti i saj që e ka shoqëruar në këtë udhëtim, duke ndryshuar dietën dhe duke analizuar vlerat e trupit të saj.

Marsela e quan vetën të papërgatitur në këtë sektor dhe nuk ka dashur të rrezikojë duke marrë dieta të gatshme që gjendet edhe në faqe interneti.

“Më e mira është që secili nga ne, të ushqehet në baze të nevojave individuale, ndonëse, brumërat, sheqernat, pijet e gazuara dhe alkooli duhen reduktuar” – thotë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME