Categories Lajme

Martesa nga një telefonatë e gabuar! Historia e pabesueshme sonte në Lufta e Nuseve

Marsida dhe Bujari na treguan historinë më romantike që kemi dëgjuar ndonjëherë në Lufta e Nuseve. Ishte si subjekt filmi. Bujari ishte ushtar kur Shqipëria komuniste po jetonte ditët e fundit të saj, ishte viti 91! Ai bashkë me 11 ushtarë morën një anije luftarake dhe u arratisën në botën e ëndrrave të asaj kohe, Italinë.   Uau, aventurat e arratisjes nga Shqipëria e asaj kohe nuk paskan të mbaruar!

Atje ai punoi si emigrant në zonat e jugut. Gjithfarë punësh të vështira  për të ndihmuar familjen në Elbasan. Ishin kohë të tilla. Por një karakter i fortë si Bujari nuk dorëzohej! Ai ndërtoi edhe në vendin fqinj figurën e “shqiptarit tjetër”, atij që punon dhe ndërton të ardhmen me dinjitet….

Njohja me Marsidën ngjan me subjektin e Hirushes. Ishte një telefonatë e gabuar bekimi i lidhjes së tyre! Bujari ishte kthyer në vendlindjen e dashur, në Elbasan, atë verë dhe po rrinte në një nga kafenetë e Elbasanit kur një zile e bekuar ra në telefonin e tij. Ishte një telefonatë gabim. Një zë i bukur femre i thotë “Më fal se paskam ngatërruar numrin”…. I butë e tërë edukatë Bujari e mbylli pa dëshirë atë telefonatë… Por zëri i bukur i “telefonatës së gabuar” iu bë refren atë ditë.

Kishte dy të dhëna, numrin e telefonit dhe që i përket një vajze me zë të bukur. Kaq mjaftonin për një elbasanlli të vjetër…Me “këpucën e Hirushes në dorë”, brodhi u vu në kërkim derisa një ditë i zbuloi shtëpinë. Priti aty derisa nga dera e saj doli një yll. “A thua të ishte ajo “pronarja e atij zëri të mrekullueshëm”?! Telefoni e ndihmoi përsëri. Nëse asaj i bie zilja, atëherë po, kjo është….Këtu filloi historia e dashurisë ndër më interesantet që kemi pasur ndonjëherë…

Por nuk ishte e thjeshtë. E thjeshta përfundon shpejt por jo kjo e jona. Prindërit e Marsidës e kundërshtuan me vendosmëri lidhjen. Duhej edhe ky kundërshtim për t’i dhënë kuptim arratisjes tjetër, këtë radhë të Marsidës në shtëpinë e Bujarit.

Ishte një “grabitje e vullnetshme” që shënoi fillimin e një lidhjeje të mrekullueshme. Marsida dhe Bujari janë prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë,  njëri më  bukur se tjetri! Ata duhet të jenë krenarë për familjen që kanë, për historinë dhe aventurat që nuk mbarojnë. Por nëse lëmë pa përmendur qentë  e mëdhenj e të bukur Ledy dhe Roby nuk e kemi të plotë rrëfimin.

Ata janë absolutisht pjesë e familjes Zabzuni dhe ishin në dasmë me status special. Një familje e mrekullueshme, një histori dhe dasmë e paharrueshme! Ndiqni sonte programin në orën 20.00 në Tv Klan dhe në 20.15 në T7.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME