Categories Lajme

Vlorë, breshëri në drejtim të dy personave, njëri sapo kishte dalë nga qelia

Dy persona janë  plagosur me breshëri automatiku në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (18 janar). në lagjen “Bashkimi” të Vlorës rreth orës 18:20. Sipas informacioneve, të plagosurit  janë Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar  per plagosje në qershor të 2019.

Personat kanë qenë brenda një lokali, pranë rrugës Transballkanike, ndërsa mësohet se janë qëlluar nga një automjet. Raportohet se atentatori ose atentatorët kanë ardhur nga rruga Transballkanike me një automjet, janë ndalur përpara lokalit, kanë qëndruar për pak minuta dhe me pas kane goditur me breshëri ne drejtim te dy personave.

Shënjestra Nikollaq Çepaj (Taullaraj)- 36-vjecari Nikollaq Çepaj (Taullaraj)  ishte martuar me motrën e Roland Çepajt. Ai dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit, ndërsa aksidentalisht u plagos edhe kunati. Taullaraj sapo kishte dalë nga burgu, pasi në qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’.

“Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Po sipas policisë, autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore. Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe  arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME