Categories Lajme

Marubi tregon “Shqipërinë ateiste” në Itali

Fotografi të papublikuara më parë që tregojnë Shqipërinë Ateiste në Komunizëm do të përfaqësojnë Muzeun Marubi në festivalit ndërkombëtar të Fotografisë Monopoli në Itali. Luçian Bedeni, kurator i ekspozitës thotë se ata janë dëshmi për të mos harruar dhe për të kujtuar gabimet.

25 fotografi të paekspozuara më parë të Marubëve dhe Neshatëve që tregojnë Shqipërinë Ateiste gjatë regjimit komunist do të prezantohen për herë të parë në Itali.

Ekspozita “Muzeu Ateist”, me fotografitë nga Fondi i Muzeut Kombëtar  Marubi do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar “Monopoli phest 2019” që këtë vit ka tematikën “besimi dhe mitet”

Drejtori i  Muzeut flet për një rritje vit pas viti të muzeut që përkthehet jo vetëm në shtim të numrit te vizitoreve, por edhe një shpalosje më e gjërë e artit dhe kultures shqiptare, pikërisht përmes fotografisë.

Luçian Bedeni, drejtor i muzeut “Marubi”: Si një mënyrë për të mos harruar, por edhe për të kujtuar gabimet që janë bërë më parë. Kjo ekspozitë tenton të risjellë këtë utopi që ishte instaluar për disa vite me radhë në qytetin tonë. Shumë më gjerë sesa kaq. Për Shqipërinë ateiste gjatë viteve të diktaturës.

Prezantimi i “Marubit” bëhet në Kështjellën e “Karlit të 5-të” ku ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 6 shtatori deri në 3 nëntor.

/Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME