Categories Lajme

Masa ndaj koronavirusit, Mali i Zi mbyll kufirin shqiptar në Muriqan dhe Vermosh

Policia Kufitare ka njoftuar mbylljen e kufirit drejt Malit të Zi ne Muriqan dhe Vermosh.

Nëpërmjet një njoftimi bëhet e ditur se “të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ora 21:00 e datës, 13.03.2020 deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19”.

Kurse në Piken Kufitare të Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME