Categories Lajme

“Masakra” mjedisore në Butrint \ Sarandë, gjykata liron inspektorin dhe specialistin e zonave të mbrojtura

Gjykata e Sarandës ka liruar dy të arrestuarit e së enjtes si të dyshuar për “shpërdorim detyre” lidhur me mosveprimin duke lejuar hedhjen e inerteve dhe ndërtimin e mureve në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, Pemës së Thatë dhe Lagunës në Ksamil.

Prokuroria për Çane Aliaj, 62 vjeç, inspektor në ARZM, me funksion konkret roje, kërkoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës” ndërsa për Sokol Xhyheri, 37 vjeç, specialist në ARZM, kërkoi masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

Ndërkohë në seancën e mbajtur mëngjesin e së dielës, Gjyqtarja Dejvi Çelçima i ka quajtur të pamjaftueshme provat e Prokurorisë. Në përfundim të seancës ajo ka vendosur vetëm masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të arrestuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME