Categories Lajme

Masakra në Greqi ku dyshohej për 6 shqiptarë të vrarë, reagon MB: Janë shtetas turq me dokumenta…

Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar pas masakrës me 6 të vdekur në Greqi, ku informoi se sipas autoriteve greke viktimat janë shtetas turk me karta identiteti të një vendi të BE.

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, njoftimi i Ministrisë.

Fillimisht mediat greke raportuan se viktimat ishin shqiptarë, por sipas autoriteteve të shtetit fqinj ata ishin turq.

Sipas Protothema viktima kishte ID franceze dhe se targat gjermane të makinës ku u gjetën të vdekurit ishin false.

Sipas informacioneve, skenari më i mundshëm është ajo e larjes së hesapeve për çështje droge.

Autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët që kanë ngritur pritë kanë qenë personat që ndodheshin në makinën me targa gjermane.

Kjo përforcohet  edhe nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat. Sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është vënë në kërkim të një veture të zezë dhe një motoçikletë.

5 nga viktimat u gjetën brenda automjetit, ndërsa 1 prej tyre shtrihej i pajetë në tokë jashtë makinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME