Categories Lajme

Masat e reja anti-COVID, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes, orar i cili pritet të konfirmohet ditën e nesërme në mbledhjen që është paralajmëruar të zhvillohet lidhur me masat e reja shtrënguese. Edhe shoqatës së bareve iu është dhënë një njoftim verbal që nga neser te mbyllen në orën 20:00. Këto masa të reja vijnë në një kohë që kemi rritje të shfirave me COVID, të cilat sot kanë shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë.

Nga 4562 testime, 1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, ishte ky bilanci i raportuar nga Ministria e Shëndetësisë sot. Qendra e Urgjencës Kombëtare Mjekësore tha se ka një rritje të numrit të të infektuarve në moshat e 15-24 dhe 25-35 vjeç, ndërsa ministria ka apeluar vazhdimisht qytetarët të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të respektojnë masat anti-COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME