Categories Lajme

Masat e reja për mbylljen gjatë natës, Manastirliu zbulon si do veprohet me personat që janë në punë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një deklarate për mediat ka folur sërish rreth kufizimeve në kuadër të frenimit të përhapjes së virusit, covid-19. Sipas Manastirliut të gjitha lëvizjet do të ndalohen në orën 22:00 nga mbrëmja e të mërkurës, deri në orën 6:00 të mëngjesit. Këto kufizime do të shtrihen deri më 2 dhjetor.

Ministrja sqaroi se të vetmit që do lejohen të lëvizin janë, shërbime delivery, policia, personeli mjekësor dhe persona për arsye pune apo për urgjenca mjekësore. Sipas Manastirliut, personat që do u duhet të lëvizin për punë do tu duhet të marrin lejen ne e-albania, këtë leje sipas saj nuk e kanë detyrim, personeli policor dhe ai mjekësor.

“Nuk kemi shpikur rrotën me këto masa. Kur vala e dytë ka përparuar më shpejt edhe vende të tjera kanë marrë masa graduale dhe po ndjekim të njëjtën trajektore. Nga nesë kam firmosur urdhrat, me qëllim frenimin e përhapjes. Prej ditës së nesërme, kufizim të popullatës nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit deri më datën 2 dhjetor. Përjashtim nga rregulli bëhet për persona që lëvizin për punë, për emergjenca shëndetësore apo të domosdoshme. Do pajisen për autorizim përmes portali e albania. Personeli i mjekëve dhe policëve mjafton të kenë kartën e punës. Do të ketë kufizim bare restorante apo fasfood, në orarin e mësipërm dhe ky kufizim do të jetë deri më 2 dhjetor. Do të jetë administrata që do punojë online.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME