Sipas virologëve koronavirusi mund të qëndrojë aktiv mbi sipërfaqen e OBJEKTEVE deri në 9 ditë.
Kujdes :
– dorezat e dyerve
– tastierat e kompiuterave
– banakët e dyqaneve (aty paguajnë dhe mbeshtesin duart të gjithë)
– autobusat
– kapakët e tualeteve
– lavamanët
– pështymoren te dentisti
– tavolinat e punës
– tavolinat e bukës
– tavolinat e lokaleve
– krahët e karrigeve etj.
Dezinfektojini këto sipërfaqe herë pas here.
Prekini lekët me doreza. Kujdes sidomos në dyqanet ushqimore. Mos lejoni shitësit të prekin me dorë bukën dhe ushqimet me ato duar që prekin lekët.
Kujdes! Mund ta sillni në shtëpi virusin edhe nëpërmjet këpucëve për shkak të personave që pështyjnë ose hedhin sekrecionet e hundës në rrugë. Dezinfektoni këpucët që tek dera kur hyni në shtëpi.
Mos u takoni duke u puthur as duke dhënë dorën. Në këto ditë mjafton një valëvitje e dorës

