Categories Lajme

Masat për përballimin e situatës/ Manastirliu: Dyfishim ekipeve mjekësore të urgjencës për trajtimin në banesë

“Dyfishojmë ekipet e terrenit të urgjencës kombëtare, për t’u përballuar edhe me një sfidë tjetër, që është sfida e trajtimit në banesë sipas protokolleve të reja që po miraton Komiteti Teknik i Ekspertëve për trajtimin në shtëpi të rasteve ambulatore”.

Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë takimit me ekipet e reja të urgjencës, në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Duke u shprehur se Urgjenca Kombëtare ka përballuar një fluks të konsiderueshëm, Manastirliu siguroi mbështetjen për ekipet e urgjencës mjekësore.

“Padyshim vjeshtë-dimri nuk do të jetë i lehtë por jemi përgatitur brenda mundësive tona, jo vetëm me kapacitetet që disponojmë por edhe me stafin e shtuar, ku edhe gjatë periudhës së epidemisë janë 45 personel që i janë bashkuar ekipit të Urgjencës Kombëtare, si edhe mbështetja logjistike nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Edhe 36 autoambulanca të reja do t’i shtohen Urgjencës Kombëtare brenda vitit për të garantuar një shërbim më të mirë, më të shpejtë për qytetarët, sidomos në situatën e epidemisë”, tha Manastirliu.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj deklaroi se po vijojnë trajnimet për ekipet mjekësore në të gjitha nivelet, për t’ju përgjigjur situatës.

“Po vijojmë me trajnimet jo vetëm të ekipeve të reja por të të gjithë stafit mjekësor, duke filluar nga mjekët e familjes. Ndërkohë, në bashkëpunim me mjekun e familjes dhe linjës 08004040 që bën lidhjen e menjëhershme me mjekun e familjes, do të integrojmë shërbimin në banesë. Në momentin që pacienti përkeqësohet ose në momentin që pacienti ka marrë një kurim të përcaktuar nga specialisti mund të bëhen trajtime në banesë. Prej 3 vitesh ne kemi setin e plotë të urgjencës dhe i kemi të gjitha pajisjet. Kemi porositur të gjitha medikamentet që kemi porositur në bazë të protokollit përsa i përket trajtimit dhe të formës së mesme nga ekipet tona”, tha Brataj.

Duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve në betejën me COVID-19, ministrja e Shëndetësisë tha se “është në dorën tonë. Nëse duam ta ulim përhapjen e infeksionit, duhet të zbatojmë rregullat. Mbajtja e maskës është tashmë një detyrim për çdo qytetar”.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka pritu 571.990 thirrje dhe ka kryer mbi 103.117 misione gjatë muajve të epidemisë. Janë 5693 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV 2 që kanë marrë trajtim nga Urgjenca Kombëtare nga të cilat 2895 në banesë dhe 2798 janë transferuar në spital. Gjatë ditëve të fundit po vihet re një rritje e lehtë e numrit të thirrjeve në numrin unik të urgjencës kombëtare 127. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1700 thirrje dhe janë kryer 45 misione në banesë, nga të cilët 22 janë dërguar në spital dhe 23 janë trajtuar në banesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME