Categories Lajme

Mashtrimi me TVSH, ekspertët: Ja si funksionon skema

Një aksion i Policisë së Shtetit, çoi në pranga 15 biznesmenë për abuzime me TVSH-në, një skemë që i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 4 milionë euro. Nuk është e para herë që ndodh, raste të tilla ka pasur me dhjetëra dekadën e fundit. Sotiraq Dhamo, ekspert kontabël, shpjegon për ”A2 Cnn”, se si funksionojnë skemat e abuzimit me TVSH-në, të cilat, sipas tij, sistemi aktual tatimor e ka të pamundur t’i evidentojë.

“Krijohen një apo disa kompani fiktive, të cilat pasi regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe pajisen me blloqe TVSH-je. Lëshojnë fatura fiktive, nëpërmjet të cilave rezultojnë që blerjet me TVSH i kanë më të mëdha sesa shitjet me TVSH dhe bëjnë kërkesë për rimbursim. Ndërsa kompania fiktive nuk deklaron asgjë në Tatime dhe për një periudhë kohe mbyllet ose nuk lëshon më fatura”, thotë eksperti.

Dhamo shpjegon se skemat e abuzimit me TVSH-në aplikohen më lehtë në sektorin e ndërtimit dhe karburanteve, pasi aty verifikimi i faturave fiktive është i vështirë, për shkak të hallkave të shumta të funksionimit të këtyre aktiviteteve. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, një taksë që paguhet nga konsumatori në çmimin fundor të mallit ose shërbimit, është zëri që sjell më shumë të ardhura në buxhet, me mbi 33% të totalit.

Prokuroria e Tiranës ka bërë publike detaje të skemës së mashtrimit. Sipas hetuesve 50 kompani të ndryshme janë përfshirë në këtë skemë ndërsa nga 35 urdhra arresti të lëshuara nga prokuroria janë ekzekutuar nga policia vetëm 15. Mësohet se hetimet janë ende në vazhdim ndërsa do të kërkohet masa e arrestit edhe për 35 persona të tjerë.

Për të përfituar TVSH-në janë përdorur kontrata fiktive me kompani të cilat pas një periudhe të caktuar ose kanë kaluar në aktivitet pasiv ose kanë deklaruar zero xhiro vjetore. Të paktën në dy vitet e fundit pesë kompani kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë aktivitet. Në këtë mënyrë shmangej kontrolli i tatimore për rastet kur kërkohet këqyrja e mbylljes së aktivitetit. Madje bëhet e ditur se për të krijuar kompanitë fantazëm janë përdorur individë që nuk kanë të ardhura apo që banojnë në zona të largëta.

Pasi identifikoheshin, organizatorët e skemës u merrnin kartat e identitetit, dhe me to krijonin kompanitë që përdoreshin më pas të për përfituar nga vlera e TVSH-së. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, vlera e faturave fiktive është 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionësh si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME