Categories Lajme

Mashtrimi me ushqimet, si u shitet margarina për gjalpë shqiptarëve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhjetëra ton margarinë që vinte nga Ukrahina pa certifikatë sigurie duke shitej në tregun shqiptar si gjalpë.
Kjo skemë mashtrimi ushqimor u zbulua nga 5 inspektime të AKU-së.

Ky produkt ushqimor importohej nga Ukraina, me mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifkatë sigurie ligjërisht të pavlefshme); deklarohej në doganë si “yndyrë bimore”; zhdoganohej si ”margarinë” ; dhe shpërndahet në operatorë të ndryshëm të zinxhirit ushqimor, madje në sasi të konsiderueshme edhe tek individët, në mungesë të të dhënave identifikuese përveç emrit.

Importuesi e faturon “margarinën” si “gjalp” dhe e shoqëron në mënyrë abuzive me një fletëanalize autokontrolli që nuk ka asnjë element identifikuese, të tilla si: numër lott-i apo datë skadence në produktin e furnizuar.

Maketet nuk e kontrollojnë vlefshmërinë e dokumetacionit shoqërues së produktit dhe e shesin produktin duke e etiketuar si “gjalpë”. Madje në disa raste e nxjerrin produktin në shitje me kundra-etiketë duke tjetërsuar origjinën (Ukraina bëhet Gjermani) dhe përbërjen (“yndyrë bimore” bëhet “gjalp nga kremi i qumështit”).

Marketet e furnizuara me këtë produkt me siguri ushqimore të cënuar sipas AKU-së kthehen indirekt në pjesëtarë aktivë të skemës së mashtrimit në zinxhirin ushqimor.

Për këtë mashtrim AKU ekzekutoi 8 “Gjoba” me vlerë totale 2.9 milion lekë dhe u tërhoq nga tregu sasia prej 46.9 ton ”yndyrë bimore” (margarinë).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME