Categories Lajme

Mashtrimi përmes Call Center, policia zbulon detajet: 35 persona të arrestuar, 20 të proceduar

Policia e Shtetit zbuloi detaje të reja për operacionin e koduar “Komunikimi”, ku është zbuluar skema e mashtrimit përmes Call Center në Shqipëri.

Mësohet se janë 35 persona të arrestuar, mes të cilëve një shtetas i huaj, izraeliti Rafael Genish Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas. “Ka rezultuar se shtetasi izraelit është organizatori i kësaj skeme mashtrimi”, tha zyrtari i Policisë.

Dyshohet se këta persona, ishin bërë pjesë e skemës së mashtrimit dhe i zhvatnin paratë e mbi dy milionë personave në të gjithë Europën. Sakaq, policia në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar laptopë, karta, usb dhe një dozë e vogël kanabis.

“Nga informacionet e marra, njësia C për hetimin e krimeve kompjuterike, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Komunikimi”.

Njësia e krimeve kibernetike në bazë të informacioneve të marra ka nisur hetimet me Rrethin Gjyqësor Tiranë në fushën e mashtrimeve kompjuterike që kishte të bënte për mashtrimin e shtesave të huaj. Nga hetimet e kryera, prej disa viresh një subjekt ushtronte aktivitetin e tij jashtë Republikës së Shqipërisë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e këtij subjekti dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë subjekt.

Nga ndërhyrja e bërë, e mbështetur edhe nga struktura të tjera në drejtorinë kriminale, u realizua operacioni policor komunikimi. Ku u kontrolluan disa ambiente. U arrestua në flagrancë 35 shtetas, mes tyre 1 htetas i huaj, Rafael Ginish.

Ky person është organizatori i kësaj skeme mashtrimi. Janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë. janë sekuestruar 3 laptopë, 2 laptopë karta të bardha të ngjashme me të bankave dhe një sasi e vogël kanabis. Personat e kontaktuar nga kjo skemë janë mbi dy milionë persona dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës. Hetimet vazhdojnë”, tha Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME