Categories Lajme

Rrahu babain e tij, vihet në pranga 23-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasani ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili nuk ka kursyer dhunën fizike ndaj babait të tij. I arrestuar është shtetasi me iniciale D.B., banues në Elbasan

Policia bën me dije po ashtu se në pranga ka rënë dhe një qytetar tjetër për veprën penale ‘ndërtim pa leje’. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.T., 49 vjeç, banues në Elbasan.

Elbasan, Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt shtesë në banesë, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “D huna në familje”, shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: – R. P. dhe A. S., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri (përforcues grushti), një shufër metalike dhe dy elektrike me mbishkrimin “Policia”; – Q. B., 27 vjeç, banues në Përrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke trasportuar me një mjet pa targa, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME