Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën e Kalasë në Berat.
Një punëtor, 47-vjeçar ka humbur jetën në spital pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, teksa ishte duke punuar në një subjekt privat.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale G.S., është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Njoftimi:
Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.