Categories Lajme

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Unioni i Arkitektëve: Keqardhje e madhe, ndërhyrje e përsëritur dhe aspak profesionale

Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë kanë reaguar për rikonstruksionin e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ që ka çuar në shembjen e fasadës së saj.

Sipas Unionit, ndërtesa është historike dhe i përket periudhës së modernizimit të kryeqytetit.

Unioni bën thirrje që të garantohet që në fazat e prokurimeve publike që ndërhyrje të tilla restauruese të kenë kulturën e duhur. Po ashtu ai kritikon heshtjen e institucioneve shtetërore që janë kompetente për mbrojtjen e trashëgimisë.

Njoftimi i AUA: Komuniteti profesional dhe AUA – Unioni i Arkitekteve, Urbanisteve dhe Planifikuesve të Shqiperisë, shprehin keqardhjen e madhe dhe protestën e tyre të vazhduar për mënyrën aspak profesionale dhe të përsëritur se si po kryhet ndërhyrja e rikonstruksionit në ndërtesën e radhës historike të Tiranës, maternitetit historik “Mbretëresha Geraldinë”.

Kjo ndërtesë historike – ashtu si Parku, Stadiumi, Teatri dhe shumë vila të viteve 20/30të – përfshihet në fondin e objekteve me status special dhe/ose monument kulture, dhe i përkasin një periudhe mjaft interesante të modernizimit të kryeqytetit.

Autoritet duhet të garantojnë që në fazat e prokurimeve publike që projektimi dhe zbatimi i punimeve të tilla ka ekspertizën dhe kulturën e duhur për ndërhyrje të tilla me karakter thellësisht restaurues, dhe jo të bëhen promotorë të kësaj kulture pune qoftë përmes heshtjes dhe neglizhencës. Aq më tepër që gjithshka ndodh natën, pa transparencë dhe në kushtet e pandemisë.

Mjaft e kritikueshme mbetet edhe heshtja e institucioneve të specializuara publike-shtetërore për mbrojtjen e trashëgimisë, heshtje që i bën ata bashkëpërgjegjës në këtë akt aspak ligjor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME