Categories Lajme

Maturanët nuk duan ta përsërisin vitin

Mësimi online ka probleme në Shqipëri. Pavarësisht se në 2020-n mësimdhënia online nuk duhet të ishte një praktikë e re, duhet thënë se ka shumë vështirësi. Ata që kanë më shumë vështirësi janë maturantët, pjesa dërrmuese të cilëve thonë se “nuk janë gati për provimet e maturës. Pjesa më e madhe e maturantëve shfaqën të njëjtën problematikë: Tema mësimore që nuk i kuptojnë mirë, vështirësi teknike (probleme me internetin dhe platformat e mësimdhënies online), ngarkesë mësimore, paqartësi në zhvillimin e orës mësimore (herë në Google Classroom, herë përmes leksioneve të gatshme).

Situata nuk është kaq e errët sa duket, pasi ka edhe të tjerë që mendojnë se “matura për maturantët mbyllet që në janar” dhe pjesa tjetër “është vetëm përsëritje dhe konsultim”. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njoftoi se temat mësimore të shpjeguara pas pandemisë nuk do të përfshihen në provim.

Përpos mospërfshirjes në provime të temave të shpjeguara online, një tjetër arsye për të mos përsëritur vitin është padyshim edhe kostoja finaciare, duke përfshirë këtu edhe kurset për lëndë të ndryshme. Maturantët shprehen se nuk e kanë “luksin” të fillojnë shkollën nga fillimi, pa marrë parasysh energjinë dhe kohën e shpenzuar për një vit shkollor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME