Categories Lajme

Maturantët rikthehen në shkolla, mësim deri më 5 qershor

Kjo e hënë shënoi rikthimin e 31 mijë maturantëve në të gjithë vendin në bankat e shkollave për të bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore. Procesi mësimor përgaditor do të vazhdojë deri më 5 qershor.Në katër orë mësimi, ata do të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Gjimnazet e të gjithë vendit janë përgatitur për të siguruar kushtet e nevojshme të higjenës dhe distancimit fizik. Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhepër të garantuar këtë do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare. Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave. Provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor. Në hyrje të çdo shkolle janë vendosur vende për dezinfektimin e këpuceve dhe dy infermiere që kontrollojnë shëndetin e maturantëve. Gjithashtu për maturantet që nuk kishin maska dhe doreza u jepeshin falas  nga shkolla. Nëpër klasa respektohet protokolli dhe largësite e përcaktuara nga 7 deri ne 10 maturante.

Hyrja e nxënësve bëhet nën vëzhgimin e mjekëve dhe stafeve mësimore. Kryhet matja e temperaturës, dezinfektimi, përdorimi i maskave dhe dorashkave. Pjesë e procesit janë 300 mesues dhe drejtues shkollash. Në oborret e shkollave është vendosur sinjalistika per zbatimin e distancimit social.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME