Categories Lajme

Maturantët te Juridiku, 10 kandidatë për një vend

Tregu është i mbingopur me juristë dhe shumë studentë të cilët kanë një diplomë të degëve të Drejtësisë ose janë të papunë ose punojnë në ”call center”. Përtej këtij realiteti, edhe këtë vit ka një kërkesë të shtuar për të ndjekur Fakultetin e Drejtësisë nga maturantët.

Përllogariten 10 maturantë për një vend, raporti i kërkesës për degët e Drejtësisë. Këtë vit do të pranohen 640 maturantë në këtë fakultet. Maturanti i 640-të ka mesataren 9.3. Sipas dekanit të Drejtësisë, prof. Artan Hoxha, 640 maturantët e rinj do të ndjekin në program të ri studimesh këtë vit, e përcaktuark jo në ligjin e ri të arsimit të lartë në përputhje edhe me reformën në drëjtësi.

Por ccfarë avantazhesh kanë studentët që ulen për hërë të parë në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë? “Kanë një treg më të gjerë punë, por si ata me programin e vjetër edhe këta tani, mund të ndjekin Magjistraturën për prokurorë apo gjykatës”, thotë dekani.

Dekani Hoxha u kujton maturantëve që nuk renditen në listën e fituesve të mos nxitohen për t’u regjistruar në ato degë ku janë fitues por nuk i preferojnë, pasi menjëherë pas fazës së parë kur dhe fillojnë regjistrimet, në datën 2 shtator, fillon zhvendosja e vizës për shkak të vendeve bosh që krijohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME