Categories Showbiz

Maturantja më e bukur shqiptare merr propozimin përrallor për martesë (Video)

Dy vite më parë, Xhoi Fusha u shpall maturantja më e bukur shqiptare dhe fotot e saj “pushtuan” rrjetin dhe mediat rozë. Që atëherë bukuroshja ka një profil mjaft të vizituar në Instagram ku e ndjek sot plot 41 mijë përkrahës.

Së fundmi Xhoi ka bërë publike lidhjen e saj tëq dashurisë. 21-vjeçarja ka prezantuar të dashurin duke publikuar disa foto mjaft të ëmbla me të. Vilian Lekaj është i dashuri i bukuroshes i cili tregon në bio-n e tij në Instagram se është aktor dhe dikur është marrë edhe me futboll.

Viliani e ka çuar lidhjen me Xhoin ne një tjetër nivel duke i bërë një propozim magjik për martesë. Aktori i është ulur në gjunj bukuroshes në mes të Baden-Baden në Gjermani. Ai është kujdesur dhe për detajet dhe ka mbushur rrugen me qirinj e trëndafila dhe njerëzit e rastësishëm janë mbledhur për të shijuar kete propozimd dhe për të duartrokitur çiftin, shkruan Albeu.com. Xhoin patjetër që kjo surprizë e ka emocionuar shumë dhe ka shprehur gjithë ndjeitë e saj krah fototve.

“Unë thashë PO! Që kur isha një vajzë e vogël, më ka pëlqyer gjithmonë të shikoj romanca dhe filma Disney. Princesha gjithmonë gjeti dashuri dhe jetoi e lumtur përgjithmonë. Ajo pikturoi një pamje se si duhet të duket dashuria, por dashuria nuk është vetëm një përrallë e përsosur.

Marrëdhëniet nuk zgjasin për shkak të kohëve të mira; ato zgjasin sepse kohët e vështira u trajtuan me dashuri, komunikim, falje, durim dhe mirëkuptim. Unë dhe Viliani kemi kaluar një seri ulje -ngritjesh. Ne nuk folëm për një periudhë kohe, por disi Zoti na ktheu përsëri së bashku. Më mirë, më të mençur dhe më të fortë. E dija në zemrën time, se çfarë do të ishte, do të ndodhte. Lidhja jonë është bërë shumë më e fortë gjatë këtij udhëtimi. Ne u vendosëm në tokë për të evoluar, rritur dhe mësuar nga e kaluara jonë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të bukur”, ka shkuar Xhoi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME