Categories Politike

Mazniku: Teatri Kombëtar nuk është vlerësuar kurrë si monument kulture, nga ekspertët ishte shpallur i paristrukturueshëm

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku deklaroi sot se Teatri Kombëtar nuk është vlerësuar kurrë si monument kulture dhe se nga ekspertët ishte shpallur i paristrukturueshëm. Sipas Maznikut, nuk ka një moment të caktuar në histori që ky objekt të ishte vlerësuar si monument kulture.

Madje shtoi ai, Teatri në listën e vitit 2004 thuhej se ishte objekt pa vlerë “Teatri nuk ka qenë kurrë monument kulture. Ansambli muzeal ka objekte specifike, teatri nuk ka qenë kurrë. Lista e 2004-s thotë objekt pa vlerë. Procedura për bërjen është që fillimisht vendosen disa objekte në ruajtje paraprake, vihet në vlerësim nga ekspertët e fushës dhe ata dalin me raport ky të ruhet, ky jo, është një objekt që në ’58 ka patur probleme me strukturën”, tha ai.

Sipas tij, çdo arkitekt e inxhinier ka thënë që ky objekt, nga ana arkitekturore është modest, nga ana e materialeve të përdorura është një godinë e degraduar. “Ndërsa për vlerën historike, tha Mazniku, janë shprehur se kjo duhet të çmohet nga historia.

Nënkryetari u shpreh se “e kuptoj pjesën emocionale, e mirëkuptoj ndjesinë e njerëze”, por tha ai, “vjen një moment që duhet të marrësh një vendim, i cili ishte i vështirë”. Sipas tij, kemi zhvilluar për 2 vite e gjysmë diskutime me artistët për këtë çështje.

“Objektivi i qeverisë dhe i bashkisë ishte të realizonim teatrin pa shpenzuar para publike, ku investitori ndërtonte dhe jepte teatrin pa para. Kjo marrëveshje nuk eci, pasi nuk u gjet marrëveshja. Në komision ishte edhe grupi i artistëve dhe marrëveshja nuk u arrit”, tha Mazniku.

Më pas, tha ai, u vendos që teatri të bëhet përmes një financimi publik. Lidhur me pronën pas teatrit, Mazniku tha se ajo do të zhvillohet, por nuk do të tjetërsohet. Sa i përket teatrit të ri, Mazniku tha se kemi një objekt të hartuar nga një arkitekt, që ndoshta është më i miri në botë sot. Po ashtu, ai bëri të ditur se është bërë një konsultim i gjerë me artistët për të marrë të gjitha propozimet nga ana funksionale, në mënyrë që të ketë të gjithë elementët./a.gjonaj/j.p/r.e/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME