Categories Lajme

Mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, i pranishëm edhe Vangjush Dako

Ditën e sotme ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste, i cili do të vijojë deri në datën 1 mars.

Zgjedhja e strukturave të reja do të jetë fokusi i 3 ditëve për socialistët në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe agjenda e partisë deri në vitin 2020.

Ndërsa në 1 Mars kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë.

Të shtunën, që është edhe dita më e rëndësishme e punimeve, diskutimet do të përqendrohen në politikat kryesore qeverisëse, si rindërtimi pas tërmetit të 26-nëntorit, drejtësia, sundimi i ligjit, pakti për universitetin apo integrimi në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, në ambientet e Pallatit të Kongreseve është filmuar edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Axhenda e kongresit të PS-së:

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019

Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore

Drejtësia dhe sundimi i ligjit

Energjia dhe Infrastruktura

Shqipëria që duam dhe turizmi

E drejta e pronës, mbrojtja e territorit

Integrimi Evropian dhe Rajonal.ORANEWS

  • (Vangjus Dako në kongresin e PS-së)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME