Categories Sport

Mbajeni mend 27 gushtin, ditën historike të futbollit shqiptar!

Kurrë nuk kishte ndodhur më parë dhe sigurisht që duhet të gëzohemi, pasi të katër ekipet e Superiores që marrin pjesë në kupat e Europës e kanë kaluar turin e parë. Fillimisht shqiptarët i emocioni Tirana, që eliminoi në Champions League Dinamo Tbilisin. Në turin e dytë bardheblutë u përballën me Yllin e Kuq, kampionen e Serbisë, dhe bënë një ndeshje të mirë, por u eliminuan. Gjithsesi rrugëtimi në Europë vijon, pasi Tirana do të garojë në Europa League. Le të kalojmë te 27 gushti, kur dita nisi me gëzimin që qyteti i Durrësit mori nga Teuta.

2-0 kundër Beitar Jerusalem, një skuadër me buxhet disa herë më të lartë. Kush e priste që “Djemtë e Detit” të kalonin. Emocione edhe në Kurbin, ku Laçi nga shumë larg i gëzoi të gjithë. 120 minuta, penallti dhe në fund Kesla duhet të dorëzohej para kurbinasve të Armando Cungut. Hakmarrje për eliminimin para katër vitesh me gol fushe. Në Azerbajxhan këtë herë festuan bardhezinjtë.

Pak minuta më pas ishte radha e Kukësit, që tani drejtohet nga Skënder Gega. Bullgarët e Slavia Sofia përballë, por verilindorët në Europë treguan edhe një herë që kalimi i turit të parë është detyrim. Ia dolën dhe e bënë këtë ditë më të bukur për të gjithë kuksianët e shqiptarët, që i gëzohen kualifikimit të klubeve tona në Europa League.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME