Categories Lajme

Mbani barkun me dorë nga të qeshurat, pas Klosit, Gjici lë nam 2 minuta pas ”malit” me këshilla (Video)

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i shtohet listët së eskpertëve të Rilindjes që kanë këputur mufka sa i takon Covid 19, ndërsa ka shkuar pranë një familje duke i takuar me grusht, e pastaj pa maskë duke iu dhënë dorën. Teksa ka qenë dje pranë disa të moshuarve në Kukës, Gjici ka tentuar që të bëjë rolin e ekspertit por mund të themi që ka dështuar me sukses.

Ndërsa ishte duke u në banesën e familjes së Emri Nërgutit, Gjici u pa me një maskë të vogël në fytyrë, ndërsa u përshëndet me grusht me të moshuarit, duke mos shtrënguar duart, ndërsa në dalje u dha atyre dorën.

Pas rehatimit në banesë, kryebashkiaku nisi të jepte dhe disa këshilla praktike për të moshuarit. Ndër këshillat e Gjicit ishin mbajtja e maskës dhe refuzimi për të shtrenguar duart, që sipas tij është një zakon i vështirë për tu eleminuar nga ana e shqiptarëve.

“Duhet të ruheni shumë nga ky virus se me thënë të drejtën virusi është vdekje prurës. Mirë që i mbani maskat. Ne shqiptarët e kemi zakon të japim dorën, por nuk duhet ta jepni dorën.”, deklaroi Gjici, në filmimet me skenar të bashkisë. Por këshilla e kryebashkiakut zgjati vetëm 2 minuta. Pasi doli nga familja, Gjici hoqi maskën dhe iu shtrëngoi duart çiftit të moshuar, duke hedhur në kosh këshillat që dha vetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME