Categories Lajme

Rama: Po punojmë për hapjen totale të kufirit me Kosovën

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, se dy vendet po punojnë për hapjen totale të kufijve mes tyre. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se tashmë janë hequr disa barriera në kufij, ku kemi vetëm një ndalesë dhe një kontroll, që ka relaksuar edhe lëvizjen e qytetarëve, por sipas tij, dy Ministrisë e Brendshme do të intensifikojnë punën për të çuar në hapjen përfundimtare të kufirit.

“Deklarata e përbashkët e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve tona mbetet një udhërrëfyes i çmuar për integrimin sa më të ngushtë dhe bashkëpunimin sa më të thelluar në të gjitha fushat mes dy shteteve tona. Hapat e hedhur nuk janë të vegjël, megjithëse distanca deri në përmbushjen e vizionit tonë të përbashkët mbetet e madhe. Nëse i referohemi mbledhjes së fundit të përbashkët në Pejë mund të konstatojmë se thuajse të gjithë dokumentet e nënshkruara janë në proces zbatimi, ose janë zbatuar. Kontrolli kufitar në pikën e përbashkët në Morinë funksionon sipas parimit një ndalesë, një kontroll, duke bërë që lëvizja e qytetarëve ka qenë më e relaksuar, duke shmangur radhët e gjata. Padyshim që nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE në rajonin tonë, duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar databasen e përbashkët dhe për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve dhe daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktivitetit të paligjshëm apo çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes”, tha Rama. Më tej, kryeministri deklaroi se së shpejti do të firmoset marrëveshja mes dy qeverive edhe për hyrje-daljen e mallrave të përbashkëta në Portin e Durrësit, duke e kthyer këtë të fundit një port de facto edhe për Kosovën.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për hyrje-daljen e mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, deri para pak vitesh, shndërrimin e këtij porti në një port de facto edhe të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit që Porti i Durrësit të kthehet në një port të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME