Categories Lajme

Mbante lokalin hapur pas orës së caktuar, gjobitet me 1 milion lekë pronari lokalit në Sarandë

Sarandë, Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit. Procedohen penalisht dhe 2 shtetas, klient të lokalit, kundërshtuan punonjësit e Policisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit I.S.

Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar nga shtetasit S. A., dhe A. C., të cilët ndodheshin në lokal. Shtetasit S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar në gjëndje të lirë, për v eprën p enale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin I.S. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME