Categories Covid-19, Lajme

Mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës kineze, Manastirliu dhe Ahmetaj në Rinas

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 60 mijë vaksina kineze të kompanisë Sinovac. Dozat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.

Manastirliu u shpreh se këto vaksina do të përdoren për ata që kanë marrë më herët dozën e parë.

“60 mijë doza vaksina Sinovac, janë pjesë e kontratës së dytë. Do të përdoren për të gjithë qytetarët që kanë marrë dozën e parë, në shqipëri së bashku me këto janë më shumë 830 mijë doza që kanë mbërritur në vend. deri dje është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës.

Jemi duke vaksinuar edhe vijojmë të gjithë punonjësit e fasonerive edhe punonjësit në hotele, duke filluar m ardhjen e vaksinave prej 500 mijë vaksina do të fillojmë me rritjen e numrit të riskut, duke përfshirë edhe punonjësit e transportit publik. Situata është e qëndrueshme. Vaksinimi ka filluar të japë impaktin e vet.

Nesër mbërrijnë sërish vaksina, 14 mijë nga Pfizer. Në qershor presim të vijnë edhe 40 mijë vaksina të AstraZeneca. Do të kemi sërish sipas kalendarëve të llojeve të vaksinave. Do të vijojmë me intensifikimin e planit të vaksinimit”, deklaroi ministrja.

Mbërritje e këtyre doza, Ahmetaj e cilësoi si një premtim të mbajtur pas 25 prillit, duke iu përgjigjur këhstu zërave të kritikëve për mungesën e vaksinës kineze gjatë ditëve të fundit.

“Është premtim i mbajtur pas datës 25 prill. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me atë që bën një qeveri. Ja një fakt tjetër se bashku me ministren i kemi prezantuar kryeministrit edhe planin e vaksinimit për vitet që vijnë,” tha Ahemtaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME