Categories Lajme

Mbërrijnë dozat e AstraZeneca, Rama: Do vaksinojmë dhe mjekët e Kosovës

Mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë mbërritur 38 400 doza të vaksinës AstraZeneca. Dozat e vaksinës janë pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri, Arben Ahmetaj. Rama tha se ditën e nesërme do të nis vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve, ndërsa shtoi se dhe shkollat do të kthehen në qendra vaksinimi. Po ashtu, kryeministri tha se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën për vaksinimin e mjekëve, duke thënë se ky proces mund të kryhet në Kukës.

“Nesër ne do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit, duke kthyer shkollat në pika vaksnimi në një pjesë të konsiderueshme dhe ndërkohë presim një tjetër sasi edhe më të konsiderueshme.

Kemi edhe 60 mijë doza me Astra Zeneca që do të jenë këtu në prill dhe 30 mijë me Pfizer në prill. Do të kemi një vaksinim intensiv duke lehtësuar ndjeshëm sezonin turistik. Nga nesër jemi gati të organizohemi me Kosovën për t’u dhënë mundësi mjekëve të spitaleve covid të Prishtinës të vijnë të vaksinohen në Kukës.”-tha Rama.
Në vendin tonë shifrat e viktimave dhe i rasteve me me COVID-19 mbetën të larta, këtë të premte u regjistruan 16 humbje jete dhe 681 raste të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME