Categories Lajme

Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit

69 vite pas vdekjes përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mid’hat Frashëri, për t’u prehur në atdhe. Eshtrat e tij mbërritën sot në Shqipëri, ndërsa qeveria kishte vendosur për këtë akt disa muaj më parë.

Homazhet për patriotin shqiptar zhvillohen te Akademia e Arteve. Pas kësaj ceremonie, eshtrat e tij do të prehen pranë vëllezërve Frashëri, në parkun e Madh të Tiranës.

Eshtrat e rilindasit, shkrimtarit dhe patriotit të madh mbërritën në atdhe në javën e përkujtimit të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që u drejtua prej tij.

Mid’hat Frashëri, (djali i Abdyl Frashërit) nip i Frashëlinjve është një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare. Ai ka lënë gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan.

Lindi në Janinë më 25 Mars 1880, u rrit në Stamboll dhe gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare.

Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928, botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit.

Mid’hat Frashëri ishte gjithashtu një nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botore, ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920. Ndërsa më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve.

I përndjekur nga regjimi komunist, i akuzuar si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”.

Mid’hat Frashëri ndërroi jetë në Nju Jork më 3 nëntor 1949, ku edhe ishte varrosur deri tani. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME