Categories Lajme

Mbërriti në spital me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin e plagosur

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit bregdetar, ku një i mitur u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar. Në reagimin e spitalit të Durrësit thuhet se 15-vjeçari mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike me dy çarje në zemër dhe një në stomak.

I mituri u fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik, duke e cilësuar këtë një rast suksesi në spitalin e Durrësit.

Sipas bluzave të bardha pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

Reagimi i Spitalit Durrës

Rast suksesi në Spitalin Rajonal Durrës

Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

Ekip i fortë. Vendimmarrje e shpejtë. Jetë e shpëtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme (4 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Izraeli do të ndërtojë Datacenter-in e parë në Shqipëri, investimi kap vlerën e 100 milionë eurove

Gazeta izraelite Globes ka njoftuar se një kompani izraelite e quajtur ADC do të ndërtojë Datacenterin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama-gjyqtarëve: Jeni arrogantë. Pushtetin tuaj e trajtoni si të pakufizuar e të pakontrollueshëm. Politika e pagave? S’mund ta keni ju këtë epërsi

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po sillen si arrogantë dhe e trajtojnë pushtetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kompania Kurum dhe Sokolaj kishin dijeni për rrezikshmërinë e mbetjeve, i kamufluan për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Durrës, Elbasan dhe Tiranë, duke shënuar një…

LEXO ME SHUME