Categories Lajme

Rama-gjyqtarëve: Jeni arrogantë. Pushtetin tuaj e trajtoni si të pakufizuar e të pakontrollueshëm. Politika e pagave? S’mund ta keni ju këtë epërsi

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po sillen si arrogantë dhe e trajtojnë pushtetin e tyre si të pakufizuar dhe pakontrollueshëm.

“Unë nuk mendoj që ju nuk keni problem të regjistroheni, të keni nipt, të paguani tatime. Unë mendoj se ju jeni arrogantë, keni arrogancë një pushteti, që ju e trajtoni si pushtet të pakufizuar, të pakontrollueshëm.

Unë jam palë dhe flas në emër të një pale, ju nuk jeni palë dhe nuk mund të flisni si pale.

Ju nuk mund t’i trajtoni të tjerët si palë që i vini në shënjestër, që keni dhe gurin dhe arrën, por jo për të rritur pagat tuaja”, u shpreh Rama.

Rama: Po kërkoni të ndërhyni në politikën e pagave, nuk mund ta keni ju këtë epërsi

Kryeministri Edi Rama thotë se me kërkesën për rritje page, gjyqtarët po kërkojnë të ndërhyjnë në politikën e pagave.

“Ju thoni që kundërvënia e kësaj qëndrese, cila është kjo kundërvënie? Nuk mund ta keni ju këtë epërsi. I është dhënë epërsi Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme për shkak të funksonit që krijojnë, kanë mision strategjik për transforimin e shtetit shqiptar. Ata gjenden edhe në situate rreziku, për shkak se përballen edhe me grupe kriminale. Ju si e keni hallin?

Nuk rriten pagat me gjykatë? Pse jeni ju ndryshe nga të tjerët? Pse nuk shkojnë mësuesit, pastruesit në gjykatë? Nuk ndodh kjo në asnjë vend të planetit. Për më tepër, ajo që kërkoni ju, të impononi, është që të ndërhyni në politkën e pagave të Republikë së Shqipërisë. Duhet ta ndalni si polemikë, të drejtën time si kryeministër, për të mbrojtur interesin publik, nuk ka hiqni ju, askush.”, nënvizoi kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME