Categories Lajme

Skoci/ Dënohet shqiptari që ndoqi policin me sharrë në dorë

Një shqiptar, Liridon Kastrati, 32 vjeç, është shpallur fajtor në një gjykatë në Glasgow, pasi akuzohet se tentoi të vriste një oficer policie duke e ndjekur me sharrë elektrike në Paisley, Renfrewshire.

Ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2024, kur Kastrati, pasi përplasi makinën e tij me automjetin e policisë, reagoi agresivisht ndaj efektivëve që tentuan ta arrestonin. Sipas provave të paraqitura në gjykatë, ai nxori një sharrë elektrike dhe u sul drejt oficerit Gary Cowan, i cili dëshmoi se ishte i bindur se shqiptari po përpiqej ta vriste.

Edhe pse më herët mohoi akuzat, Kastrati u dënua për një akuzë të ndryshuar që përcakton tentativë vrasjeje. Gjyqtari paralajmëroi se shqiptarit do t’i jepet një dënim i rëndë, i cili pritet të bëhet publik muajin e ardhshëm.

Kastrati ka qëndruar 18 muaj në paraburgim që nga momenti i arrestimit. Ndërkohë, avokati i tij pranoi përdorimin e sharrës dhe agresionin, por akuzoi policinë për një “hetim të gabuar dhe jo të paanshëm”.

“Ai po më ndiqte nga pas me sharrë elektrike, duke e mbajtur sharrën elektrike lart, duke vrapuar pas meje. Mendova se nëse nuk krijoj distancë, ai do të më vrasë.” Oficeri pranoi se ishte “i tmerruar” dhe besonte se Kastrati do të më “priste krahët, do të më priste kokën”.

Detektivi Jan MacColl përgëzoi oficerët dhe një qytetar që ndihmoi në ndalimin e 32-vjeçarit, duke nënvizuar rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të çdo personi që ushtron dhunë ndaj forcave të rendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME