Categories Lajme

Mbështetësit e Berishës shkojnë te selia e PD me një listë emrash

Prej aty, mbështetësit e Berishës kanë mbajtur një deklaratë, ku kanë lexuar disa emra, që sipas tyre, pretendohet se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, por në të vërtetë kanë qenë duke votuar në referendumin e ish-kryeministrit.Mes të tjerash, në deklaratë ata përmendën edhe disa emra, që sipas tyre, nuk kanë qenë fare në Shqipëri, por që thuhet se kanë marrë pjesë në Kuvendin e Bashës. “Eris Goxhaj, kryetar grupseksioni 3, Ergyn Kwrtoku, kryetar grupseksoni 9, Flutura Morja, Heldi Kulla, kryetar seksioni, Irena Muçohasaj, Jurgen Baçi, Klaudio Biraçi, Lefter Troja, Marjon Gjinaj, Muharem Aliçka, Naim Nazeraj, Petrit Ponari, Sadik Zeqiri, Safete Kurti, Tefik Lila, Petro Tusha, Anila Gjinaj, etj.

Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se këta persona, që janë deklaruar se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, as kanë marrë pjesë, as kanë qenë aty, por kanë qenë duke votuar në referendumin e Berishës. Ju bëj me dije se ne si degë do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë, për të vënë para përgjegjësisë ata që guxojnë apo do të guxojnë të dëmtojnë demokracinë. Dritan Sopoti nuk ka qenë kurrë dhe nuk është anëtar i PD, por është anëtar i Partisë Socialiste. Jurgen Baci ndodhet në Angli, Marjon Gjinaj gjithashtu ndodhet në Angli. Këto janë më se të vërtetueshme”, thanë mbështetësit e Berishës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME