Categories Lajme

“Vjen Erdogani nga Turqia na kërcënon në Parlament”!

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Rrësheni ka komentuar vizitën e presidentit të Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan në Shqipëri duke i ka quajtur deklaratat e tij kundër Lëvizjen Gulen në parlament një kërcënim për shqiptarët. Berisha u ndal edhetek deklarata e Erdogan për vëllazërinë mes shqiptarëve dhe turqve. Prerazi ish-kryeminstri tha se vëllezër ne kemi shqiptarët, kurse të tjerët janë miqtë e Shqipërisë.

“ Vjen këtu presidenti i Turqisë, u thotë në parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për Lëvizjen Gulen u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Në vëllazëri ka rregulla, mirëpo ju e dini që në doktrinën islame zhvillohet koncepti jo i kombit por i vëllazërisë. Ne shqiptarët s’e kemi pranuar kurrë këtë e kemi pranuar islamin por jo për këtë, se po të jetë për vëllezër janë katolikët e Rrëshenit, Korçës… etj Janë ata që kanë gjak shqiptar sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët. Unë isha fëmijë në familje babai im praktikant mysliman por në familje festoheshin të gjitha festat. Dhe e pyesja përse i festojmë, sepse janë tanët thoshte.

Ata janë miq jo vëllezër, shiko çfarë sjell ky të gjitha për interesa të Edi Ramës, njëherë thotë jam lider katolik njëherë ortodoks, pastaj në fund tha kush të tha se s’jam mysliman. Vëllazërinë e kemi me njëri  tjetrin brenda kombit të tjerët i kemi miq, s’jam në kundërshtim të bëjmë miq. U ndala këtu për të treguar se çfarë rëndësie ka të rikthejmë pluralizmin dhe vlerat”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME