Categories Lajme

Mbështeti Ramën për “anti-shpifjen”, zyrtari i OSBE habit me deklaratën për Maqedoninë e Veriut: Mediat online të vetërregullohen

Parlamenti shqiptar votoi dje me shumicë votash paketën anti-shpifje, ligj i propozuar nga qeveria, që sipas saj ka si synim rregullimin e mediave audio-vizive dhe online.

Po qeveria ka thënë që ligji do disiplinoi mediat dhe synon luftimin e fenomenit të shpifjes.

Paketa u kundërshtua gjatë nga përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, Harlem Desir dhe më pas u mbështet prej tij duke thënë se nuk cënohet liria e fjalës së lirë. Por Desir, pak orë pasi Kuvendi miratoi ligjin që është kundërshtuar nga të gjitha organizatat mediatike dhe komuniteti i gazetarëve, ka reaguar sërish.

Këtë herë përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, ka mbështetur pa kushte vetë-rrregullimin në Maqedoninë e Veriut, duke harruar se pak orë më parë ishte pro rregullimit me ligj të mediave online dhe jo vetëm në Shqipëri.

Sipas zyrës së OSBE në Vienë, “Désir shprehu mbështetjen e tij për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut, i cili u njoftua sot nga Këshilli i Etikës së Medias së bashku me Shoqatën e Gazetarët e Maqedonisë dhe Dhoma Ekonomike”.

“Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave,” tha Désir.

Nisma synon të promovojë vetë-rregullimin e mediave online përmes, financimit transparent; angazhimin e mediave në internet për të respektuar Kodin e Gazetarëve; dhe publikimi i vendimeve nga Këshilli i Etikës së Medias.

“Shpresoj që kjo punë e përbashkët nga disa organizata në Maqedoninë e Veriut të jetë e dobishme për platformat e mediave online, si dhe për komunitetin e gjerë të mediave,” përfundoi Désir.

Këto deklarata tregojnë se OSBE mbështet dy nisma të kundërta me njëra-tjetrën, rregullimin me ligj nga qeveria dhe vetë-rregullimin me Kod Etike nga komuniteti i gazetarëve dhe tregon që janë përdorur deklarata me dy standarde.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME