Categories Lajme

Mbështetje investimeve për thertore të reja në 9 rajone të vendit

Programi IPARD II, mbështet investimet për ndërtimin e jo më shumë se dy thertoreve të reja në nëntë rajonet e vendit. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) informon në lidhje me investimet në thertore dhe kriteret e përfitimit të grentit për to, se “Në rastin kur do të dorëzohen më shumë se dy aplikime, përparësi do t’i jepen dy aplikimeve, të cilat përfshijnë më tepër lloje të kafshëve”.

Brenda të njëjtit numër kafshësh, renditet i pari ai që ka kapacitet më të lartë therje. Ndërkohë që ngritja e thertoreve është e ndara sipas qarqeve: Shqipëria e Veriut: Qarku Dibër, Durrës, Kukës, Lezhë dhe Shkodër; Shqipëria e Mesme: Qarku Elbasan dhe Tiranë; Shqipëria e Jugut: Qarku Berat, Fier, Gjirokaster, Korçë dhe Vlorë.

Institucionet vendore dhe ministria e Bujqësisë kanë bashkërenduar punën në ngritjen e poleve blegtorale në qarqet e vendit, që synon mbarëvajtjen e zhvillimit të blegtorisë në vendin tonë, sipas standardeve më të mira me tregje të reja të shitjes së mishit , duke i dhënë fund kaosit të tregtimit në rrugë të produkteve blegtorale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME