Categories Lajme

Foto/ Stuhi ere në Tiranë, bashkia në gatishmëri në ndihmë të qytetarëve

Tirana është përfshirë pasditen e së dielës nga një stuhi e fortë ere e cila ka rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë janë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Era e fortë ka rrëzuar edhe Pemën e madhe të Krishtlindjeve në sheshin “Skënderbej”. Bashkia e Tiranës, ka publikuar foto nga vendet ku era ka rrëzuar pemët dhe njofton qytetarët e kryeqytetit të bëjnë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien. “Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, njofton Bashkia Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME