Categories Lajme

Mbeti i plagosur në atentat, si është gjendja e biznesmenit Ylli Ibrahimi

Ylli Ibrahimi, i cili mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Milot, ka dalë jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se gjendja e tij është e qendrueshme, jaahte rrezikut për jetën dhe ka qenë i vetëdijshëm gjatë kohës që ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Traumës.

Në ambientet jashtë spitalit ka pasur forca të shumta policore që kanë blinduar ndërtesën, teksa mjekët i kanë ardhur në ndihmë 46-vjeçarit Ylli Ibrahimi.

Ai mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në qendër të Milotit teksa udhëtonte me makinë së bashku me 27-vjeçarin Klisman Preçi. Ky i fundit ndërroi jetë pak kohë pas ngjarjes, pasi nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të marra. Rreth 100 plumba u derdhën drejt mjetit të tyre të blinduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Milotit përpara një sheshpushimi pallati. Dy persona të armatosur dhe të maskuar iu afruan dhe qëlluan në drejtim të Ibrahimit dhe Preçit, e më pas u larguan me shpejtësi.

Burimet policore raportojnë se viktima dhe i plagosuri udhëtonin me një automjet fuoristradë Toyota Land Cruiser të blinduar.

Disa minuta pas ngjarjes, në Borizanë të Krujës u gjet një automjet tip Audi i djegur. Dyshohet se ky mjet është përdorur nga atentatorët e ngjarjes së Milotit, pasi brenda tij u gjetën dhe dy armë kallashnikovë të shkrumbuara.

Viktima dhe i plagosuri rezultojnë persona me precedentë penalë, megjithatë për momentin si shkaqet ashtu edhe autorët e kësaj ngjarjeje mbeten të panjohura. Ibrahimi njihet si mik i afërt i Vis Martinajt, një personazh i njohur i biznesit dhe krimit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pasi dyshohet se paguar për të vrarë ish anëtarin e Bandës së Durrësit Endrit Dokle.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 14 Mars 2025

Dashi Jeni duke jetuar një moment rënie, ku jeni të pavendosur lidhur me projektet dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U vra me thikë nga i shoqi, del ekspertiza mjeko-ligjore e shqiptares: 44-vjeçarja u godit mbi 40 herë

Detaje tronditëse janë bërë të njohura nga vrasja e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

GJKKO dënoi Jorgo Goron me dy vite burg, , zbardhet vendimi i plotë i gjykatës

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar sot ish-kryebashkiakun e Himarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Lista me kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit në të gjitha qarqet e VENDIT

E PLOTË/ Lista me kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit në të gjitha…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

GJKKO/ Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, dëshmon Festim Bexhdili…

Në gjykatën e posaçme dëshmoi Festim Bexhdili për rrëmbimin e Jan Prengës. Procesi është hapur…

LEXO ME SHUME