Categories Lajme

Mbi 10 milionë lekë në muaj marrin të shkarkuarit nga vetingu

Vendimet për shkarkim nga detyra të dhëna në shkallën e parë të vetingut i largojnë gjyqtarët dhe prokurorët nga sallat e gjyqit, por nuk i lënë ata pa rrogë. Sipas ligjit, të shkarkuarit pezullohen nga detyra dhe nëse ankimojnë vendimin paguhen me 75 për qind të pagës së tyre derisa të shprehet me vendim Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Shkalla e Dytë e vetingut. Në rast se vendimi i shkarkimit merr formë të prerë, në atë moment shteron edhe rroga nga shteti. Në të kundërt, nëse vendimi ndryshon dhe i shkarkuar kthehet në detyrë, i kompesohet edhe 25 për qindëshi i munguar i pagës.

Sipas ritmit të deritanishëm në Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pritja për shqyrtimin e ankimeve mund të shkojë nga 6 deri në 18 muaj. Në terma financiarë, kur paga mesatare e gjyqtarëve e prokurorëve është rreth 220 mijë lekë të rinj, rroga mujore e pakësuar e një të shkarkuari nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkon në gati 170 mijë lekë.

Referuar shifrave të procesit të vetingut, rreth 60 gjyqtarë e prokurorë janë në pritje të shqyrtimit të ankimit të bërë në prej tyre në Apel. Në një llogaritje të përafërt, fatura financiare e çdo muaji e taksapaguesve për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar mbërrin në mbi 10.2 milionë lekë të rinj. Deri në javën e parë të gushtit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit numëronte 117 vendime për konfirmim në detyrë dhe 105 vendime shkarkimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME