Categories Lajme

Mbi 10 milionë lekë në muaj marrin të shkarkuarit nga vetingu

Vendimet për shkarkim nga detyra të dhëna në shkallën e parë të vetingut i largojnë gjyqtarët dhe prokurorët nga sallat e gjyqit, por nuk i lënë ata pa rrogë.

Sipas ligjit, të shkarkuarit pezullohen nga detyra dhe nëse ankimojnë vendimin paguhen me 75 për qind të pagës së tyre derisa të shprehet me vendim Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Shkalla e Dytë e vetingut. Në rast se vendimi i shkarkimit merr formë të prerë, në atë moment shteron edhe rroga nga shteti. Në të kundërt, nëse vendimi ndryshon dhe i shkarkuar kthehet në detyrë, i kompesohet edhe 25 për qindëshi i munguar i pagës.

Sipas ritmit të deritanishëm në Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pritja për shqyrtimin e ankimeve mund të shkojë nga 6 deri në 18 muaj. Në terma financiarë, kur paga mesatare e gjyqtarëve e prokurorëve është rreth 220 mijë lekë të rinj, rroga mujore e pakësuar e një të shkarkuari nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkon në gati 170 mijë lekë.

Referuar shifrave të procesit të vetingut, rreth 60 gjyqtarë e prokurorë janë në pritje të shqyrtimit të ankimit të bërë në prej tyre në Apel. Në një llogaritje të përafërt, fatura financiare e çdo muaji e taksapaguesve për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar mbërrin në mbi 10.2 milionë lekë të rinj. Deri në javën e parë të gushtit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit numëronte 117 vendime për konfirmim në detyrë dhe 105 vendime shkarkimi./A2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME