Categories Lajme

Mbi 100 raste, kush është ‘tipi i karburanteve’ që u shënjestrua nga OFL

OFL i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë Aleks Priftit, një personazhi që u arrestua më bujë në gushtin e vitit 2017 pasi kishte kryer një mori grabitjesh në Shqipëri dhe Belgjikë. Në momentin e arrestimit të tij, policia kishte dokumentuar të paktën shtatë grabitje të Priftit në Shqipëri, ndërsa dosja e tij është shumë më voluminoze në Greqi dhe Belgjikë. Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kryer aktivitetin kriminal në Belgjikë përgjatë viteve 2005-2007.

Por ndërsa hetohej nga belgët, ai i humbi gjurmët. Disa muaj para arrestimit të tij nga policia shqiptare, një grup prokurorësh belgë zbarkuan në vendin tonë, në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Priftit, i cili dyshohej si autor i të paktën 100 grabitjeve me armë dhe për një vjedhje me dhunë me pasoje vdekjen e një shtetaseje belge.

Nga verifikimet ka rezultuar se në 2008, Aleks Prifti, është dënuar në Greqi për “Vjedhje me dhunë dhe goditje për shkak të detyrës të një punonjësi policie”. Burimet policore thanë se edhe gjatë kohës që ishte në burg në Greqi, dyshohet se ai kërcënonte biznesmenë në Urën Vajgurore, duke iu vënë gjoba.

Policia dyshon se ai e kryente aktivitetin kriminal në bashkëpunim me vëllain, i cili u arrestua në qershor 2017, për gjobëvënie.  Pas përfundimit të dënimit, në qershor 2017, Aleks Prifti është dëbuar nga Greqia e fill sapo ka hyrë në territorin shqiptar, ai rinisi aktivitetin e tij kriminal, duke grabitur karburante dhe biznese të ndryshme.Përgjatë muajve të verës, Prifti kreu 7 grabitej deri në arrestimin e tij në gusht./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME