Categories Sport

Ronaldo: Messi padiskutueshëm më i miri, Cristiano as në top 5

Legjenda braziliane Ronaldo e vlerëson Lionel Messin si futbollistin numër një në futbollin modern dhe thotë se kjo nuk duhet as të vihet në diskutim madje. Ai, megjithatë, e ka lënë Cristiano Ronaldon jashtë listës së pesë futbollistëve më të mirë.

Fituesi i Kupës së Botës kurrë nuk e ka fshehur faktin se e vlerëson sulmuesin argjentinas si njërin prej lojtarëve më të mirë në lojën e futbollit. I pyetur se kush janë pesë futbollistët më të mirë në botë tani, ish-sulmuesi i Interit dhe Real Madridit habiti me zgjedhjen e tij duke e lënë yllin e Juventusit jashtë saj. Ronaldo thotë se përveç të padiskutueshmit Messi, atij i pëlqejnë edhe Neymar, Mohamed Salah, Eden Hazard dhe Kylian Mbappe.

“Natyrisht, Messi është numër një. Ai e ka një talent i cili nuk do të shihet të paktën edhe 20 apo 30 vjet të tjera”, tha Ronaldo për AS. “Mua më pëlqejnë dhe Salah, Hazard, Neymar dhe më pëlqen shumë ta shikoj duke luajtur Kylin Mbappen”, shtoi ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME