Categories Lajme

Mbi 150 mijë pasagjerë dhe 400 jahte turistike në Portin e Sarandës

Ky sezon turistik është konsideruar tepër i mbarë sa i përket edhe qarkullimit në rrugë detare duke konfirmuar fluksin e lartë të vizitorëve.

Porti Detar i Sarandës këtë sezon ka njohur shifra të larta, jo vetëm për pritjen e pasagjerëve, por edhe për përpunimin e mjeteve lundruese, kryesisht jahteve, duke e bërë këtë qytet një destinacion të preferuar.

Sipas shifrave zyrtare të portit, 158, 828 pasagjerë dhe 439 jahte turistike janë përpunuar gjatë periudhës janar-korrik 2022.

Vetëm gjatë muajit qershor në Portin e Sarandës ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24 % më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.

Pranë portit ndodhet edhe Zyra e Informacionit Turistik ku ofrohen harta të posaçme guidimi, albume e manuale që i përgjigjen interesit të shtuar të pushuesve për të qenë sa më të informuar dhe sa më të orientuar gjatë lëvizjes së tyre me mjete të transportit publik, taksi apo në rrugë detare./ATSH

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME