Categories Lajme

Mbi 2200 të vaksinuar në Krujë dhe 710 në Mat

Procesi i vaksinimit për qytetarët mbi 70 vjeç po vijon me ritme të shpejta edhe në rrethin e Matit. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në qarkun e Burrelit, mjekja Sheme Celami në një intervistë në një nga mediet në vend u shpreh se pas marrjes së dozës së parë të vaksinës nuk ka patur ndonjë rast me komplikacione.

“Procesi i vaksinimit po vazhdon shumë mirë. Nuk ka patur komplikacione, përveç një temperature të lehtë. Aktualisht kemi grupmoshën mbi 70 vjeç, pasi kanë përfunduar ata mbi 80 vjeç. Janë vaksinuar gjatë kësaj jave rreth 710 persona vetëm në Qendrën Shëndetësore të Burrelit”, tha Celami. Ndërsa në Krujë ka vijuar prej 3 javësh procesi i vaksinimit, ku deri më tani janë vaksinuar 2234 qytetare.

Shefi i epidemiologjisë pranë qendrës së Kujdesit Shëndetësor në Krujë, Ervin Karafili shprehet se procesi i vaksinimi ka vijuar normalisht sipas protokollit dhe se ka pasur një rritje të kërkesës për vaksinim nga qytetarët. “Vaksinimi po ecën mirë. Kemi mbaruar me fashën 90 vjeç plus. Jemi drejt përfundimit të fashës 80 plus dhe 70 plus”, tha Karafili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME