Categories Lajme

Mbi 5 mije raste aktive, Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, qendrat e hapura edhe gjatë fundjavës

Nisur nga rritja e rasteve aktive me covid19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook, ka kërkuar nga qytetarët përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19 si dhe duke respektuar masat anti-COVID.

Duke ftuar qytetarët për të shfrytëzuar ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv, Manastirliu shkruan se mund të vaksinohen edhe gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

Postimi i ministres Manastirliu:

Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.

Vendos maskën, ruaj distancën, laj duart, shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv, edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME