Categories Lajme

Mbi 500 mijë doza të reja vaksine, Manastirliu: Vijnë nga marrëveshja e dytë me Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Finanancave, ka deklaruar se qeveria shqiptare ka arritur të sigurojë mbi 500 mijë doza vaksine që pritet të arrijnë në Shqipëri brenda muajit dhjetor.

Pas marrëveshjes së bërë me kompaninë Pfizer, Manastirliu tha se kontrata e re nuk ka asnjë ndryshim në çmim apo në kushtet të tjera Këto doza do ti kushtojnë buxhetit të shtetit shqiptar 6 milion dollarë.

Teksti i marrëveshjes që miratojmë sot i hap rrugën nënshkrimit të marrëveshjes. Këto vaksina pritet të vijnë nga marrëveshja e dytë tashmë me Pfizer. Fakti që po sjellim që amendim bëhet për arsye se kjo marrëveshje nuk ka ndryshime. Vjen me një sasi plus 500 mijë vaksina dhe afati i lëvrimit të tyre është brenda dhjetorit të këtij viti.

Me këto vaksina sigurojmë rritjen e mbulesës së vaksinimit të popullatës. Synimi i qeverisë shqiptare është ta realizojë këtë sa më shpejt. E dimë çfarë problematikash kanë pasur vendet e rajonit. Në Shqipëri kemi më shumë se 2 milion doza vaksinash të mbërritura,” u shpreh ministrja e shëndetësisë.

Manastirliu tha gjithashtu se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë sot është 44%, ndërkohë që përqindja e popullatës së vaksinuar me dy doza është drejt 36% e popullatës target +18 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME