Categories Lajme

Mbi 70% e bizneseve pësuan rënie të shitjeve dhe fitimeve

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2020, gati 72 % e ndërmarrjeve të vogla raportuan një rënie të theksuar të nivelit të shitjeve. Situata ka rezultuar e ngjashme edhe për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, ku shitjet kanë rënë përkatësisht në 76.6% dhe 64.5% prej tyre, duke shfaqur gjithashtu përkeqësim krahasuar me të gjitha periudhat paraardhëse. Rezultatet dolën nga një anketë që Banka e Shqipërisë realizoi në më shumë se 1300 biznese në të gjithë vendin për të testuar gjendjen e tyre financiare. Gjendja e financiare e bizneseve shihet të jetë cenuar rëndë si në drejtim të shitjeve dhe fitimeve nga pandemia Covid -19.

Rezultatet paraqiten të ngjashme edhe për ndryshimin e rezultatit financiar për gjysmën e parë të vitit 2020, duke ndjekur ecurinë e balancës së shitjeve të përgjithshme. Kështu, ndërmarrjet e vogla vlerësojnë rënie të theksuar të rezultatit financiar gjatë periudhës, me një balancë neto negative prej 70%, mjaft e zgjeruar në krahasim me periudhat paraardhëse. Edhe ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha deklarojnë balanca negative të rezultatit financiar, respektivisht 71.1% dhe 61.9%, në përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me periudhat e mëparshme.

Pritshmëritë për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve dhe më optimiste se në gjashtëmujorin paraardhës, çka shkon në të njëjtën linjë me pritshmëritë për ecurinë e shitjeve. Për sa i përket pritshmërive për nivelin e shitjeve të përgjithshme në gjashtëmujorin e ardhshëm, ndonëse ecuria e shitjeve paraqet një situatë të rënduar, të tre grupet e ndërmarrjeve vijojnë të kenë pritshmëri pozitive lidhur me ecurinë e tyre. Për gjashtëmujorin e dytë të vitit, pritet një rritje e nivelit të shitjeve, madje ndërmarrjet paraqiten më optimiste në krahasim me periudhat e mëparshme.

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve për gjysmën e parë të vitit 2020, të tre grupet e ndërmarrjeve kanë shënuar balanca neto negative, përkatësisht 1.7% në rastin e ndërmarrjeve të vogla, 2.3% për ndërmarrjet të mesme dhe 9.2% për ato të mëdha. Situata e krijuar nga pandemia ka ndikuar dukshëm në vendimmarrjen lidhur investimet apo zgjerimin e aktivitetit të ndërmarrjeve, duke e bërë të pamundur këtë aspekt për periudhën. Për gjashtëmujorin e ardhshëm (6MII 2020), balancat neto të përgjigjeve kanë rezultuar pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve, çka nënkupton pritshmëri për investim apo zgjerim të mëtejshëm të veprimtarisë, por në krahasim me periudhat paraardhëse të vrojtuara, këto pritshmëri janë më pak optimiste për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME