Categories Lajme

Mbi 85 mijë udhëtarë gjatë korrikut në Portin e Durrësi

Vetëm gjatë muajit korrik 117.611 qytetarë të huaj dhe vendas kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet Portit të Durrësit, 85.628 në hyrje dhe 31.983 në dalje.

Shifrat janë bërë publike nga Autoriteti Portual Durrës, të cilët me qëllim përballimin me sukses të fluksit të qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë në linjat e trageteve Durrës-Bari/Ankona ka vënë në zbatim një sërë masash për krijimin e lehtësirave portal dhe sigurinë e udhëtarëve.

Kështu, janë vendosur tabele sinjalizuese orientuese, horizontale dhe vertikale për orientimin e udhëtarëve, është rikompozuar vendparkimi i autoveturave në mënyrë që të krijohen lehtësira për parkimin, është shtuar personeli për asistencë për kryerjen e chech-in dhe orientimin e pasagjerëve të automjeteve, është ngritur një grup pune i gatshëm me 7 punonjës sigurie, reparti i Emergjencës funksionon me shërbim 24 orësh etj.

Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur gjithashtu se gjatë muajit korrik në portin e Durrësit ka pasur 81 lundrime  të trageteve të linjave me Italianë vajtje-ardhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME