Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë. Në një postim në Twitter, dimplomatja amerikane shkruan se Major Gjenerali Jarrard i përditësoi kreun e shtetit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tjerë të pranishëm lidhur me ushtrimet ushtarake që po bëhen nga DEFENDER21. Po ashtu, Kim shkruan se siguria e Shqipërisë dhe aleanca SHBA-Shqipëri janë prioritete që tejkalojnë politikën.
Categories
Politike
Mbledhja për Sigurinë, Kim: Aleanca jonë me Shqipërinë, përparësi që tejkalojn politikën
